Videoja e një gjarpri që ka ngrënë një peshqir po bën xhiron e rrjetit. BBC ka raportuar se veterinerja Olivia Clarcke së bashku me ekipin e saj, kanë arritur të nxjerrin jashtë peshqirin, duke shpëtuar nga ngordhja pitonin, e quajtur Monty.

Në një intervistë për mediat, Clarcke ka treguar se gjatë nxjerrjes së peshqirit, pitonit i bënë anestezi. Po ashtu ajo shprehet se nuk kishte dëgjuar kurrë më parë një gjarpër të hajë peshqir.

“Kam parë edhe më parë raste të tjera të kafshëve që hanë gjëra të çuditshme, por kurrë nuk kam parë e dëgjuar një gjarpër të hajë peshqir. Kur pashë për herë të parë Monty-n ishte shokuese të dëgjoje se kishte ngrënë në fakt një peshqir plazhi”, u shpreh ajo.

"Në fund ishim të gjithë shumë të lumtur dhe ishte një ndjesi e mrekullueshme sepse ti nuk shkon në punë duke menduar se sot do nxjerr nga stomaku i një kafshe, një peshqir të madh plazhi. Monti tashmë është shëruar plotësisht dhe është shumë mirë. Ne folëm me pronarin e saj para pak ditësh dhe na se hëngri një vakt të plotë sapo shkoi në shtëpi", përfundoi veterinerja.
