Në ditën e tretë të Kongresit të PS-së, kryeministri Edi Rama ka dhënë një fjalim përpara të rinjve socialistë. Në fillim të fjalimit të tij, Rama u shpreh se nuk ishte përgatitur të fliste në këtë takim pasi ishte detyra e "Mamicës", duke iu referuar Elisa Spiropalit, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

“Me thënë të drejtën nuk isha përgatitur për të folur sot, duhet të fliste 'Mamica'. Por duke qenë se 'Mamica' nuk ndihet më pjesë e të rinjve, se tani bën fëmijë vetë, ma la mua këtë përgjegjësi”, u shpreh Rama përpara të rinjve.

Kujtojmë që në muajin Janar, Spiropali u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një djalë të cilit i vendosi emrin Kren.





