Nga Shqipëria / E Diel 1 Mars 2020, 12:12

Është ndarë nga Dafina? Reagon Dj Geek

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri dhe Dj Geek fshinë nga rrjetet sociale të gjitha fotot ku shfaqeshin pranë njëri-tjetrit. Vendimi i tyre për të mos figuruar së bashku u pa si krizë në marrëdhënien e tyre dhe kudo në rrjet u përfol për një ndarje të mundshme.

Mirëpo Dj Geek ka reaguar së fundmi, duke provuar që dyshja vazhdojnë të jenë bashkë. Ai ka publikuar në Instastory, në pamje nga koncerti i fundit i Dafinës, mbrëmjen e djeshme në Gjakovë.

Dj Geek ka performuar në skenë bashkë me të dhe siç duket nuk janë ndare.