Deri më sot Shqipëria rezulton e paprekur nga Koronavirusi dhe i ka marrë të gjitha masat mbrojtëse dhe parandaluese nëse shfaqet ndonjë i infektuar. Ditën e djeshme janë testuar tre raste të tjera të dyshuara dhe fatmirësisht testi i analizave ka rezultuar negativ.
Bilaci i të testuarve me histori nga vendet e prekura, ka shkuar 29 dhe të gjithë kanë rezultuar të painfektuar nga Koronavirusi. Eugena Tomini, nga Instituti i Shëndetit Publik ka deklaruar: "Dje janë testuar 3 raste të dyshuara me Koronavirus, por rezultuan negativ. Nga periudha e shfaqjes në Kinë deri dje, 29 raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ.”
Po ashtu ajo ka shtuar se Ministria e Shëndetësisë rekomandon që udhëtarët që kanë udhëtuar në rajonet e prekura të vetëizolohen për 14 ditë (mbrojtja e të tjerëve nga vetja dhe ndalimi i përhapjes infektive).
“Ministria e Shëndetësisë rekomandon për udhëtarët që kanë udhëtuar nga rajonet e prekura apo që kanë pasur kontakt me persona të infektuar të vetëkarantoniohen për 14 ditë”, tha Tomini.
