Nga Shqipëria / E Diel 1 Mars 2020, 10:10

Ky është vendi i parë në botë që bën transportin publik falas

Ministri i transportit të Luksemburgut, Francois Bausch, ka bërë me dije se vendi i tij është i pari në botë që e ka bërë falas biletën e transportit publik. Ai e ka quajtur këtë të dielë ditë të shkëlqyer.

Udhëtimet me tramvaj, trena dhe autobusa ishin falas të shtunave ndërsa tani kostot janë hequr fare dhe transporti do të mundësohet përmes taksave të paguara në buxhetin kombëtar. Populli ka festuar me shfaqje vallëzimi dhe muzike në të gjithë stacionet e trenit dhe tramvajet.

Burimi: "dw.com"