Nga Shqipëria / E Diel 1 Mars 2020, 10:10

7 muaj pasi u bënë prindër, ndahet çifti i njohur i showbizit

Modelja dhe këngëtarja australiane Cheyenne Tozzi ka konfirmuar se i ka dhënë fund lidhjes me modelin Marlon Teixeira. Dyshja kanë së bashku një vajzë 7 muajshe të quajtur Dahlia De La Lune.

Në një intervistë me "The Daily Telegraph's Confidential", 31 vjeçarja u shpreh se tani që është një nënë beqare, mbështetja e familjes është shumë e rëndësishme.

"Dahlia është në përkujdesin tim. Mbështetja e familjes është shumë e rëndësishme. Kam një familje shumë të dashur dhe jemi të gjitha gra të forta", u shpreh modelja australiane.