Ditën e djeshme reperi shumë i dashur për publikun, Capital T, ka festuar ditëlindjen. Ai mbushi 28 vjeç dhe në ditën e tij të veçantë ka festuar me rrethin e ngushtë të shoqërisë.

Capitali ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një video duke u dëfryer në orët e vona, me shampanjë dhe muzikë argëtuese. "S'jam shumë tip i jetës së natës po është koha për festë! 29.02.92", shkruan reperi krahas videos.
View this post on Instagram
Ndërkohë në Instastory ai ka publikuar një foto grup me të gjithë shokët e tij, pa asnjë këmbë femre. Siç duket reperi kishte organizuar një "festë djemsh" dhe të gjithë janë argëtuar sa më s'ka.






