Në programin "Dua të të bëj të lumtur", kishte ardhur Ilia Biqiku, babai i 20-vjeçares Xhesika që humbi jetën ditën kur goditi vendin tërmeti i 26 nëntorit. Ilia është një person i njohur tashmë pasi video e tij ku kërkonte ndihmë për vajzën bëri xhiron e mediave asokohe.

Ilia rrëfeu në emision se pas vdekjes së vajzës, familja e tij kishte kaluar disa probleme dhe se kishin nisur procedurat e divorcit me bashkëshorten, Rozetën. Ai në program kishte ftuar Rozetën dhe vajzën tjetër, Sabinën të cilës i kërkoi që të ribashkohen përsëri.

Rozeta dhe Sabina treguan një version tjetër nga Iljazi. "Kam 3 vite që e kam mohuar babain sepse ai na ofendonte dhe gjithmonë bënte sherr duke na thënë që të largoheshim prej shtëpie", u shpreh Sabina.

Pavarësisht përpjekjeve dhe fjalëve të Ilias për t’u ribashkuar përsëri, Sabina dhe mamaja e saj refuzuan kërkesën e tij duke thënë se ai nuk do të ndryshonte sjellje dhe se pas një jave do të fillonte përsëri po i njëjti avaz.
Burimi: top-channel.tv
