Nga Shqipëria / E Shtunë 29 Shkurt 2020, 22:10

Erik Lloshi festoi Festën e Beqarisë në klub striptizmi, ja si e priti bashkëshortja

Vitin e këngëtari shumë i dashur për publikun, Erik Lloshi i dha fund beqarisë me një dasmë madhështore për të cilën folën të gjithë mediat. Eriku kurorëzoi në martesë dashurinë me partneren e tij bukuroshe, Rominën.

Festën e Beqarisë, këngëtari e festoi me Romeo dhe Donald Veshajn në një klub striptizmi, si pjesë e një skeçi për emisionin "Treshat".

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Mos i fol shoferit", Eriku tregoi se bashkëshortja nuk e priti dhe aq mirë këtë. 

"E kisha parapërgatitur situatën para se të dilte. Punova dy ditë për ta përgatitur si situatë (qesh). Nuk i erdhi mirë me thënë të drejtën kur e pa atë videon dhe tha ok por kemi edhe familje or çun. Nuk është puna si e marr unë por babi im që nuk ia ka haberin fare se çfarë po bën ti mund të mendojë se është e vërtetë, si t’ja shpjegoj unë tha. Por edhe ata kanë filluar të më kuptojnë pak deri diku", u shpreh Eriku.