Nga Shqipëria / E Shtunë 29 Shkurt 2020, 19:07

Habit këngëtarja e njohur shqiptare: Më kanë bërë lesbike

Edhe pse gjithmonë është munduar ta mbajë jetën private larg syrit të publikut, ka patur raste kur Mariza Ikonomi është përfolur në mediat rozë. Ditën e sotme këngëtarja shumë e dashur për publikun ishte e ftuar në "Pop Culture", ku në një intervistë me Dojna Memën tregoi thashethemet më të çuditshme që ka dëgjuar për veten.

Mariza tregoi se thashethemi më i çuditshëm dhe që e kishte habitur ishte kur e kishin bërë lesbike dhe një tjetër kur babain ia kanë bërë të dashur.

"Thashetheme kam dëgjuar plot, por më i çuditshmi ka qenë kur paparaci më kanë nxjerrë një foto me babin dhe ma kanë bërë të dashur. Isha duke ecur andej nga ambasada me babin përdore, por babi im në fakt është shumë simpatik. Ndërkohë dhe me shoqen time, më kishin bërë foto dhe shkruanin pse nuk e fsheh shokun por fsheh shoqen, më bënin lesbike", u shpreh Mariza.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on