'I love Tropoja' thyen rekord: 280 mijë bileta të shitura për 1 muaj
Me datë 29 Janar u mbajt në Pallatin e Kongreseve premiera e filmit më të komentuar të momentit "I love Tropoja", me produksion të Ermal Mamaqit, skenar të Klaudia Brahimajt, Ermal Mamaqit e Besnik Mustafait. Filmi ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm si brenda ashtu dhe jashtë.
Sot është bërë një muaj që nga premiera e filmit dhe numri i biletave të shitura është prova se filmi ka thyer rekord. Përmes një postimi të bërë në Instagram Ermali ka treguar se për një muaj janë shitur 280 mijë bileta, brenda dhe jashtë vendit.