Nga Shqipëria / E Shtunë 29 Shkurt 2020, 14:02

Ndahet nga jeta numri dy i Partisë Komuniste, Vito Kapo

Vito Kapo, e veja e Hysni Kapos, është ndarë sot nga jeta në moshën 97 vjeçare. Ajo ka humbur jetën pranë familjarëve të saj në Tiranë.

Zonja Kapo ishte numri dy i Partisë Komuniste dhe ka mbajtur poste shumë të rëndësishme gjatë periudhës së komunizmit. Ajo ka qenë ish ministre e industrisë së lehtë; ish kryetare e Bashkimit të grave si dhe sekretare e Enver Hoxhës pranë Shtabit të Përgjithshëm në Helmës dhe Odriçan.


Kujtojmë se para pak ditësh humbi jetën dhe Nexhimje Hoxha, gruaja e ish-liderit komunist, Enver Hoxhës, në moshën 99 vjeçare.