Nga Shqipëria / E Shtunë 29 Shkurt 2020, 13:01

Sa e rreptë: Sara i vendos Londonit rregulla që fëmijët nuk i kanë aspak qejf

Trashëgimtarja e "Top Channel", Sara Hoxha dhe partneri i saj Ledion Liço, janë prindër të dy djemve: London dhe Roman. London është tre vjeç ndërsa Roman vetëm disa muajsh.

Ndonëse e re në moshë, Sara ka treguar se është një mama shembullore, që kujdeset shumë për të vegjlit e saj. Së fundmi, ajo ka treguar se London e ka të ndaluar teknologjinë përgjatë ditëve të javës dhe i lejohet vetëm të shtunave.

Sara ka publikuar në Instastory një foto nga dhoma e gjumit dhe shkruan: "“Të shtunat janë e vetmja ditë kur Londonit i lejohet teknologjia, kështu që zgjohemi me shumë dëshirë." Siç duket ajo po kujdeset që djemtë e saj të mos krijojnë varësi nga teknologjia dhe të shijojnë sa më shumë jetën e vërtetë.