Mbrëmjen e djshme moderatori i emisionit "Zonë e Lirë", Arian Çani, kishte marrë "masa" për t'u mbrojtur nga Koronavirusi. Në vend të maskës ai kishte vendosur një palë veshje intime të kuqe.

Çani tregoi në studio se të brendshmet ia kishte dhuruar Sofia e re e emisionit. “Kemi marrë masat ju e shikoni. E vetmja gjë që na mbron në këtë kohë është vetëm maska. Me atë mund të takojmë çdo njeri pa problem. Falenderoj Sofinë ruse që më ka sjellë këtë maskë speciale dhe ma dha sonte për të qenë gjithsesi të sigurtë”, u shpreh Çani.

Më pas striptistja serbe që vjen çdo javë në studio, i dhuroi sërish një veshje intime. Kësaj here të brendshmet, po të kuqe, ishin rregulluar në formën e një trëndafili.

“Më tha Arian të kam sjellë një dhuratë speciale kundër koronavirusit. I thashë çfarë është. Më dha këtë buqetën me lule. Më tha hape në emision ta shikosh se çfarë është. Qenka një lule, nuk duket të jetë natyrale, por ndërkohë qenka një gjë e çuditshme… një tjetër maskë kundër koronavirusit. Maskë të paparë ma ka sjellë Sandra”, tha ai.
