Nga Shqipëria / E Shtunë 29 Shkurt 2020, 10:10

Testohen 3 të dyshuar me Koronavirus në Shqipëri, dalin rezultatet

Tre persona të tjerë i janë nënshtruar testimit për Koronavirus. Ato kanë histori udhëtimi me vendet e prekura nga COVID-19, por fatmirësisht kanë rezultuar negativë.

Ministria e Shëndetësisë, në një njoftim zyrtar, bën me dije: “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se mëngjesin e sotëm ka përfunduar testimi i tre rasteve të reja të dyshuara në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat kanë rezultuar NEGATIVE."

Deri më tani janë testuar në total 26 raste të dyshuara dhe të gjitha kanë rezultuar negative.