Nga Shqipëria / E Shtunë 29 Shkurt 2020, 10:10

I nxorrën skandalet në shkollë, ministrja e arsimit akuzon Saimirin dhe Gentin për ngacmim

Para pak kohësh në emisionin "Stop" u shfaq kamera e fshehtë që tregonte sesi një profesor muzike, i quajtur Agron Bego, ofronte ta ndihmonte nxënësen me mungesat në këmbim të favoreve seksuale. Bego u arrestua dhe pas tij u denoncua dhe Vasil Niko, i cili kishte shkëmbyer mesazhe me një nxënëse.

Pas daljes në shesh të këtyre skandaleve, ishin të shumtë personat që kërkuan shpjegim nga Ministria e Arsimit dhe shumë i kërkuan të japë dorëheqjen. Së fundmi në Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialiste, Besa Shahini ka ngritur hipotezën se vetë Saimir Kodra dhe Gent Zenelaj, ndoshta ngacmojnë trupat e vajzave që vallëzojnë në emisionin e tyre, pra velinat. Me pak fjalë ajo i ka akuzuar për ngacmim në mënyrë të tërthortë.

“Por sot gruaja ka guximin që ta denoncojë fort.  Por mediat në vend që t’i trajtojë me ndjeshmëri, i nxjerrin në emisione dhe spekulojnë vetëm për të tërhequr shikueshmëri. Nuk janë as vetë të vetëdishëm për hipokrizinë e tyre, ku gjoja brengosen për ngacmim, ndërsa ndoshta ngacmojnë edhe vetë trupat e grave të reja që vallëzojnë aty në emision. Hapësira ku denoncohet abuzimi duhet të jetë e sigurt,”– u shpreh Shahini.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Besa Shahini (@besa_shahini) on