Nga Shqipëria / E Premte 28 Shkurt 2020, 22:10

Alfio, Fatma dhe vogëlushi i tyre Noah vijnë me një projekt të ri në ekran

Shefi i njohur i kuzhinës, Alfio Rrotani, ka dhënë së fundmi një intervistë për "Lart e poshtë" me Andi Vrapin. Ai ka zbuluar se do të vijë së shpejti me një projekt të ri në televizion.

Alfio ka treguar se projekti është një bashkëpunim me partneren e tij, Fatmën dhe vogëlushin e tyre Noah.

"Do të vijmë me një projekt që e kemi bashkë me Fatmën, se Fatmës po i mungon shumë puna. Do të jetë një format goxha interesant! Në fakt kemi dy projekte, një në verë dhe një dy mujor në dimër!”, u shpreh ai.

Shefi i kuzhinës ka treguar se projektet nuk do të jenë në INTv por në një ekran tjetër.