Në datat 21, 22, 23, 26, 27, 28 Shkurt në orën 19:00 është luajtur në teatrin e Metropolit një ndër komeditë më të arrira të Shekspirit, "Ëndrra e një nate vere". Kjo shfaqje do të jepet dhe ditën e nesërme, 29 shkurt dhe me datë 1 Mars po në orën 19:00. Shfaqja ka korrur sukses të jashtëzakonshëm dhe për rezervime mund të kontaktoni në numrin 067 227 0668.

Regjia është realizuar nga Armela Demaj, ndërkohë që në film luajnë shumë personazhe të njohur, mes të cilëve dhe dy nga aktorët e filmit "I love Tropoja", Margent Caushi dhe Ëngjëll Hoxha.

Të tjerë aktorë janë Alba Shtembari, Amri Hasanlliu, Bledi Naska, Edvin Mustafa, Klea Konomi, Klodjana Keco, Luisa Dinellari etj.

"Ëndrra e një nate vere" është shkruar në vitin 1595-1596 dhe është një ndër komeditë më të hershme të Shekspirit. Kjo komedi shpreh në mënyrë lirike temat më të dalluara shekspiriane si dashuria, ëndrrat dhe imagjinata krijuese.


