Deklarata e modeles Xhesi Kadiu bëri bujë në media tre ditë më parë. Xhesi deklaroi se ajo dhe Robert Berisha kanë qenë të lidhur dhe shprehej se dëshiron që ata të rikthehen. Në një status tjetër Xhesi sqaronte se nuk ia prishi martesën Robertit pasi ai dhe ish-gruaja ishin ndarë me kohë.

Ndërkohë Roberti ka zgjedhur të heshtë duke mos folur aspak lidhur me këtë deklaratë.

Madje veprimi i tij i fundit na lë të kuptojmë se mendjen e ka tek Nora.

Këngëtarja ka postuar disa foto sot ku shkëlqen e tëra me një stil të viteve '90. Mes mijëra pëlqimeve, nuk ka munguar as ai i Robertit.

Madje dyshja së shpejti do të performojnë bashkë në një koncert.





