Nga Shqipëria / E Premte 28 Shkurt 2020, 14:02

Motrat shqiptare na bëjnë krenarë: Po ndihmojmë doktorët për të gjetur ilaçin e kancerit

Dy motrat binjake, Detina dhe Argita Zalli vazhdojnë të na bëjnë krenarë me arritjet e tyre në fushën e shkencës. Së fundmi motrat i janë dedikuar punës për të zbuluar ilaçin e kancerit. Në një intervistë për mediat angleze, Detina dhe Argita kanë treguar se do të zhvendosen në Oxford ku do të ndihmojnë doktorët për të gjetur ilaçin e kancerit.

Madje në një postim në Instagram motrat Zalli njoftojnë se së shpejti do të publikojnë një libër me dietën ushqimore që duhet të mbajnë pacientët që vuajnë nga kanceri.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Detina & Argita Zalli (@twinszalli) on

Detina: Ne jemi të dyja shkencëtare. Erdhëm në Britani nga Shqipëria. Shkenca ishte shpëtimi ynë, na hapi horizontet drejt diçkaje më të madhe. Kur erdhëm këtu e nisëm nga zero por falë Zotit ishim dy dhe kjo ishte forca jonë.

Argita: Ne ishim studente të mira dhe u vlerësuam nga mësuesit tanë anglezë të cilët na dhanë krahë për të fluturuar. Pas Britanisë, u zhvendosa në SHBA ku u pronova në Universitetin e Harvardit. Isha një nga shkencëtaret më të reja dhe prej andej lindi ideja e themelimit të ‘ Në flasim shkencë’ për të zhvilluar shkencën dhe mjekësinë jo vetëm në Britani dhe SHBA por edhe në komunitetete të tjera, përfshirë Shqipërinë. Ne mblodhëm studentë nga e gjithë bota. Hapi i radhës është të zhvendosem në Oxford ku unë do mësoj doktorët dhe klinicistët më shumë rreth kancerit, për të gjetur një ilaç më të mirë dhe për ndihmuar të gjithë ata që vuajnë nga kjo sëmundje.

Detina: Kemi mbajtur konferencë në Shqipëri ku kemi prezantuar kërkimet që kemi bërë në shkencë dhe ky është kontributi jonë, të bëjmë shqiptarët të ndihen më shumë pjesë e komunitetit të shkencëtarëve. Gjithashtu shqiptarët të ndihen më shumë europianë. Shqipëria ka përparuar, është bërë progres i mirë dhe po lëviz në drejtimin e duhur.

Argita: Ne të gjithë kemi një zemër, një shpirt, duam të bëhemi më të mirë për veten, për shoqërinë.