Nga Shqipëria / E Premte 28 Shkurt 2020, 13:01

'Ajo iku...iku', publikohet telefonata e babait shqiptar që vrau vajzën në Australi

Vrasja e Sabrina Lekajt tronditi mbarë opinionin publik vitin e kaluar. 20-vjeçarja u vra nga babai i saj, Petrit Lekaj teksa ndodheshin në makinë. Pak ditë më parë "Daily mail" zbardhi detaje nga gjyqi i mbajtur së fundmi, që zbuloi arsyet që e çuan Lekajn në këtë veprim. Ky i fundit mendonte se e reja kishte nisur përdorimin e drogës dhe po flakte tutje jetën e saj.

Gjykata australiane ka bërë publike edhe telefonatën e 47-vjeçarit me policinë, pak çaste pasi i kishte marrë jetën të bijës.

Policia: Mund të më thuash çfarë ndodhi, ndoshta mund të vijmë tek vajza dhe ta ndihmojmë.

Lekaj: Jo, ajo iku…iku.

Policia: Jam një oficer policie, a mund të flasësh me mua?

Lekaj: Thjesht po pres që të vdes.

Policia: Nuk duam që t’ju ndodhë diçka e tillë, duam që t’ju sjellim dikë që të flasë me ju dhe të shohë nëse mund t’ju ndihmojë, ju lutem.

Lekaj: Nah, nah… nuk dua asnjë lloj ndihme. Dua vetëm… nuk dua ndihmë.

Policia: Shok, do doja vërtetë të sjell oficerët e policisë që të flasin me ty dhe mund ta zgjidhim nga aty.

Lekaj: Ok.

Policia: Ku ndodhesh shoku im?

Lekaj: Nuk jam i sigurt… nuk jam i sigurt vërtetë.

Kur policia më në fund arriti ta gjente vendndodhjen e tij, Lekaj nuk ndaloi, por vijoi t’i jepte makinës. Ai po ecte nëpër rrugë me trupin e pajetë të vajzës në sediljen e pasagjerit.

“E godita me thikë kur nuk po më shikonte, thjeshtë po fliste. Nuk pati asnjë bisedë, ajo thjeshtë ulëriste për ndihmë. Disa herë, vijova ta godisja me thikë”, dëshmoi Lekaj para oficerëve të policisë.

Lekaj kishte marrë me vete një thikë 15 cm të gjatë dhe bashkë me vajzën po shkonin të blinin ushqime, kur mes tyre nisi grindja në makinë. Babë e bijë u zunë për stilin e jetesës që kishte nisur të bënte vajza dhe dyshonte se e reja kishte nisur përdorimin e drogës. Lekaj nxori thikën dhe e goditi në stomak të bijën ndërsa ajo po shikonte nga dritarja e makinës. Vajza nisi të bërtiste për ndihmë ndërsa babai e goditi me thikë edhe shtatë herë të tjera, u tha në gjykatë.