Nga Shqipëria / E Premte 28 Shkurt 2020, 12:12

Oni Hysenbelliu i bëri pyetjen e sikletshme, moderatorja shqiptare 'mbytet' mes emisionit

Oni Hysenbelliu ishte i ftuar së fundmi në "Glamour zone", ku gjatë intervistës foli për karrierën e tij në futboll, lidhjen e ndarjen nga Anxhelina Hadërgjonaj, miqësinë me Pamela Anderson etj. Një rubrikë interesante e emisionit është edhe 'Pyetja me spec', në të cilën i ftuari duhet t'i përgjigjet pyetjes ose duhet të hajë spec djegës.

E njëjta gjë ndodh edhe me moderatoren të cilës i bën një pyetje i ftuari. Oni vendosi të mos i përgjigjet pyetjes që bëri moderatorja Ester Bylyku dhe hëngri një spec. Kur erdhi rradha e moderatores, Oni e pyeti: "Si e ka emrin mashkulli që ke pasur lidhjen e parë?"

Esteri e vendosur në siklet vendosi të mos i përgjigjet pyetjes. E detyruar ajo vendosi të hante specin djegës, por u mbyt dhe nisi të qeshte.