Lady Gaga i kishte munguar publikut për një kohë të gjatë dhe më në fund është rikthyer. Gaga ka publikuar sot videoklipin "Stupid love" i cili aktualisht është 'trending' në Youtube dhe ka arritur 1 milion shikime brenda pak orësh.

Në videoklip Gaga shfaqet si gjithmonë shumë ekstravagante dhe futuristike me veshje komplet ngjyrë rozë.

Në klipin e kësaj kënge, bota është në konflikt dhe shumë fise luftojnë për dominim.
"Gjithçka që kam dashur ishte dashuria", këndon Gaga teksa kalon nga një fraksion ndërluftues tek tjetri.




