Nga Shqipëria / E Premte 28 Shkurt 2020, 10:10

Manastirliu: Nuk ka asnjë me koronavirus në vendin tonë, nis shpërndarja e maskave

Gjatë mbledhjes së sotme të Task-Forcës për masat e marra ndaj Koronavirus, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të infektuar. Ministrja tregoi se deri tani janë testuar 18 raste të dyshuara me këtë virus, por kanë rezultuar negativë.

Manastirliu bëri me dije se ka nisur sot shpërndarja e 1.2 milion maskave kirurgjikale për të gjitha strukturat spitalore ne vend.

“Janë testuar 18 persona dhe kanë rezultojnë negative. Dua të ndaj me ju faktin që përveç mjeteve të mbrojtjes për higjienën personale dhe stokut në strukturat spitalore, tani që flasim ka nisur puna për të shpërndarjen e 1.2 milion maskave kirurgjikale në të gjitha strukturat e vendit, të parësorit dhe në spitalet e vendit.

1 milion dollarë janë alokuar në buxhetet e spitaleve të vendit për të pasur stokun e mjaftueshëm për çdo skenarë potencial për masat mbrojtëse personale, me fokus spitalin Nënë Tereza dhe Shefqet Ndroqi, e për gjithë s[ialet në vend”.

Burimi: tvklan.al