Një sherr ka ndodhur në një lokal, ku i pranishëm ishte edhe zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla. "Indeksonline" bën të ditur se Sfeçla u sulmua pasi ndërhyri në një rast sulmi të ndodhur brenda lokalit në Prishtinë.

Sipas "Indeksonline" zv.ministri ka ndërhyrë pasi ka parë një person duke rrahur një shitës ambulant.

Më pas zv.minstri ka telefonuar menjëherë Policinë e Kosovës.
Zv.ministri ishte i shoqëruar në lokal me Alban Krasniqin, bashkëshorin e ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu.




