I ka dhënë fund jetës autori i vrasjes së dyfishtë në Rrëshen, Fatmir Kolecaj. "Report Tv" raporton se Kolecaj është vetëvrarë në oborrin e banesës së tij.
Familjarët dhe të afërmit e Kolecajt negociuan për dorëzimin e tij, por 47-vjeçari nuk pranoi dhe sonte u vetëvra.
Dy ditë më parë ai vrau ish-gruan, Esmeralda Filopati 36 vjeçare, nëna e tre fëmijëve dhe vëllanë e saj Vledison Filopati 34 vjeç.
