Nga Shqipëria / E Enjte 27 Shkurt 2020, 19:07

Lajm i fundit/ Vrau ish-gruan dhe vëllain e saj, vetëvritet autori i ngjarjes

I ka dhënë fund jetës autori i vrasjes së dyfishtë në Rrëshen, Fatmir Kolecaj. "Report Tv" raporton se Kolecaj është vetëvrarë në oborrin e banesës së tij.

Familjarët dhe të afërmit e Kolecajt negociuan për dorëzimin e tij, por 47-vjeçari nuk pranoi dhe sonte u vetëvra.

Dy ditë më parë ai vrau ish-gruan, Esmeralda Filopati 36 vjeçare, nëna e tre fëmijëve dhe vëllanë e saj Vledison Filopati 34 vjeç.