Nga Shqipëria / E Enjte 27 Shkurt 2020, 18:06

'Pse ke fol keq për mua?', këngëtarja shqiptare i bën namin Bleros mes emisionit

Këngëtarja Tringa Kay ishte e ftuar së fundmi në "Glamour Zone" në RTV ORA, ku gjatë emisionit vendosi t'i bënte një rreng mikut të saj Bleros. Ajo e mori Bleron në telefon dhe e akuzoi se kishte folur keq për të.

Sipas Tringës, Blero kishte thënë që ajo është e patalentuar. Blero e mohoi menjëherë ta ketë thënë diçka të tillë, por Tringa e vazhdoi lojën.

Blero u përpoq t'i shpjegonte Tringës se nuk e ka thënë një gjë të tillë dhe pas disa minutave, këngëtarja i tregoi se ishte thjesht një lojë.

 

Ndiqeni këtë moment në videon e mëposhtme.