Legjenda e basketbollit, Kobi Brajant dhe vajza e tij 13 vjeçare, Xhana, humbën jetën me datë 26 janar në një aksident tragjik me helikopter. Humbja e tyre la një boshkllëk të madh në mbarë botën por sidomos te familjarët.

Së fundmi, motra e Kobit, Sharia Washington ka bërë një tatuazh në trup në kujtim të vëllait dhe mbesës së saj. Ajo ka publikuar një foto të tatuazhit në profilin e saj të Instagramit.

Siç mund ta shohim nga fotoja e mësipërme Sharia ka bërë një gjarpër të zi në formën e simbolit të "pafundësisë" që mbështjell numrat 2 dhe 24. Këto numra ishin numrat e fanellave të basketbollit të Xhanës dhe Kobit.







