Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin Kombëtar të Sigurisë. Ai ka folur rreth përballimit të Koronavirusit dhe ka treguar se në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, i kanë marrë të githa masat për shfaqjen e mundshme të Koronavirusit në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Po ashtu ai ka treguar dhe se ku do të ndërtohet karantina. Rama u shpreh se kanë përcaktuar shtëpinë e pushtimit të Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e Durrësit, për ta kthyer në karantinë. Së bashku me OBSH janë siguruar që zona i përmbush të gjitha standartet.
“Askund nuk bëhet që karantinat të ndërohen në male apo pyje, apo larg zonave të banuara, kjo është një shpikje në vazhdën e ushqyerjes së infodemisë. Kemi përcaktuar shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e Durrësit ku me OBSH është konstatuar se i përmbush standartet”, u shpreh Kryeministri Rama.
