Ditën e djeshme qyteti i Durrësit u trondit nga një ngjarje e rëndë. Një 63 vjeçar, Ruzhdi Tosuni, goditi me levë hekuri gruan e tij 59 vjeçare, Hajdie Tosunin. Viktima ishte duke punuar në dyqan dhe pas një konflikti me bashkëshortin, ky i fundit e ka goditur për vdekje.
Gjatë marrjes në pyetje në komisariat, autori i krimit është shprehur se gruaja ia kishte sjellë shpirtin në majë të hundës dhe se shkak për konfliktin e tyre ishte bërë një zënkë për çështjen e dyqanit.
“Ma solli shpirtin aty ku nuk mban më. Kam 30 vjet që e duroj dhe e vrava. Shkak për konfliktin është bere një zënke qe patëm për çështjen e dyqanit. Punët aty s’po ecnin mirë dhe i thashë ta shesim. Aty nisi gjithçka. Ajo nuk donte. Llaf pas llafi situata u agravua. Në gjaknxehtësi e sipër e qëllova me hekurin që mbyllim qepenin (shufër hekuri me ganxhë), e godita në kokë", mësohet të ketë thënë Ruzhdi Tosuni.
Burimi: "abcnews.com"
