Nga Shqipëria / E Enjte 27 Shkurt 2020, 10:10

Tragjike në SHBA/ Sulm me armë në kompaninë e njohur, 6 të vdekur

Shtet e Bashkuara të Amerikës janë tronditur nga një ngjarje e rëndë. Një punonjës ka hapur zjarr në kompaninë "Molson Coors", në Milwaukee pasditen e së mëkurës.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ata e gjetën punonjësin e armatosur, një burrë 51 vjeçar, të vdekur. Autoritetet gjetën gjithashtu pesë punonjës të "birrës së vjetër Miller", të vrarë gjatë sulmit.

Shefi i policisë Alfonso Morales shprehet se ende nuk është bërë i ditur motivi i këtij sulmi por po hetojnë. Identiteti i viktimave nuk është bërë ende publik.

Shefi i kompanisë "Molson Coors Beverage", Gavin Hattersley, përmes një postimi në Twitter, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët dhe shprehet "
"Nuk ka fjalë për të shprehur trishtimin e thellë që shumë prej nesh po ndjehen tan dhe gjëja më e rëndësishme është që ne mbështesim dhe kujdesemi për njëri-tjetrin."

Burimi: "nbcnews.com"