Nga Shqipëria / E Mërkurë 26 Shkurt 2020, 21:09

Vogëlushja siriane që qeshte kur shpërthenin bombat nis një jetë të re

Pak ditë më parë bëri xhiron e rrjetit një video nga Siria, ku një baba nga Siria kishte gjetur një mënyrë për të shmangur frikën e vajzës së tij të vogël nga zhurmat e bombave dhe predhave. Pakti i tyre ishte të qeshin sa herë dëgjonin një shpërthim. Tani Selva e vogël do të ketë një jetë të re, pa bomba, në Turqi.

Bashkë me prindërit, 4-vjeçarja do të vendoset në provincën Hataj, në jug lindje të vendit.

“Shpresoj që shumë shpejt lufta në Siri do të përfundojë dhe që ne të mund të kthehemi në shtëpinë tonë”, tha babai i vajzës duke falenderuar qeverinë turke.