Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë botërore, Rita Ora (29 vjeç) dhe partneri i saj Rafferty Law (23 vjeç) i kanë dhënë fund romancës së tyre. Dyshja kishin 3 muaj të lidhur dhe gjithçka kishte nisur gjatë xhirimeve të filmit "Twist".

"Rita dhe Raff u lidhën kur të dy po punonin në Londër. Megjithatë dyshja po e jetonin çdo ditë si t'iu vinte dhe nuk e kishin me nxitim. Por Rita po kalon shumë kohë jashtë shtetit tani dhe ata nuk flasin më si dikur, e aq më pak të bëjnë gjëra siç bëjnë çiftet. Ata mund të bashkohet sërish por për momentin janë më shumë si shokë", ka treguar një burim i afërt me këngëtaren për "The Sun".

Kjo ishte lidhja e parë e Ritës që pas ndarjes nga producenti Andrew Watt, në fillim të vitit të kaluar.
Burimi: "The Sun"






