Koronavirusi ka prekur Maqedoninë e Veriut. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një konferencë të jashtëzakonshme ka konfirmuar rastin e parë të infektuar.
Bëhet fjalë për një paciente grua e cila sapo ishte kthyer nga Italia. Filipçe është shprehur se nuk ka vend për panik dhe se po merren masat e duhura. Po ashtu ai ka treguar se do të bëhen analiza për bashkëudhëtarët e saj.
“Bëhet fjalë për grua, e cila ka qëndruar në Itali tek të afërmit e saj për një muaj. Dy javë të tëra ka qenë e sëmurë dhe është trajtuar në Itali, megjithatë nuk i janë bërë analiza të koronavirusit. Do të bëhen analiza të gjithë udhëtarëve, të cilët kanë qenë bashkudhëtarë me të, për të parë nëse edhe tek ta është prezent virusi vdekjeprurës. Gruaja do të qëndrojnë në izolim 14 ditor në Klinikën për sëmundje Infektive, në repartin e posaçëm për izolim”, tha Ministri i Shëndetësisë.
Burimi: "tvklan.al"
