Nga Shqipëria / E Mërkurë 26 Shkurt 2020, 13:01

'30 vite ma solli shpirtin aty ku s'mban më!' Fjalët e para të burrit pas krimit në Durrës

"Report Tv" ka zbardhur detaje të reja nga krimi në familje që ndodhi mesditën e sotme në Durrës, ku burri ka vrarë gruan me levë hekuri. Ngjarja ndodhi në biznesin e çiftit, një dyqan metrazhesh. 

Burime nga policia bëjnë të ditur se autori Ruzhdi Tosuni e ka njoftuar vetë policinë duke u thënë "ejani se kam vrarë gruan". Pyetjes së policisë së "ku ndodhej", autori i është përgjigjur duke thënë "para dyqanit po ju pres".

Kur ka shkuar policia ai i ka dorëzuar çelësat e qepenit dhe të dyqanit. Teksa e shoqëronin në polici dhe e pyetën se përse e vrave gruan, autori është shprehur se "ma solli shpirtin aty ku nuk mban më. Kam 30 vjet që e duroj dhe e vrava".