Nga Shqipëria / E Mërkurë 26 Shkurt 2020, 12:12

E fundit: Burri vret gruan me levë hekuri brenda dyqanit në Durrës

Në ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në qytetin e Durrësit. Burime paraprake për "tvklan.al" bëjnë të ditur se një burrë ka goditur për vdekje me levë hekuri bashkëshorten e tij.

Viktima ka qenë duke punuar në dyqan, ndërsa burri i saj ka shkuar brenda dhe pasi janë konfliktuar e ka goditur për vdekje.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 26.02.2020, rreth orës 11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka vrarë me levë hekuri, bashkëshorten e tij shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes