Në mesin e personave të prekur nga koronavirusi, është edhe një vajzë 4-vjeçare. Mediat italiane raportojnë se vajza jeton në Castiglione d'Adda, në Lombari, një vend shumë pranë shpërthimit të virusit.
Lajmi e bën të ditur këshilltari për Mirëqënien i Lombardisë, Gulio Gallera. Sipas "Corriere della Sera" vogëlushja mund të ketë marrë virusin në spitalin në Codogno, ku ishte i shtruar një 38-vjeçar që u regjistrua si pacienti i parë me koronavirus.
Sipas ekspertëve vogëlushja do ta ketë të lehtë të shërohet shpejt nga Koronavirusi.
4-vjeçarja tani po mbahet e izoluar në shtëpinë e saj në fshatin Bassa të Italisë.

