Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrëshen, Mirditë. "TV Klan" raporton se vëlla dhe motër, 34 vjeç dhe 36 vjeç janë vrarë me armë në oborrin e shtëpisë. Policia thotë se autori i dyshuar është ish-bashkëshorti i të ndjerës E.F. Ata kanë 3 fëmijë së bashku.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe grupi hetimor. Gjithashtu, janë angazhuar edhe forcat speciale RENEA dhe FNSH e Shkodrës. Shërbimet e Policisë po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.
Informacioni paraprak i Policisë:
Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20.40, në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F. Nga informacionet e para dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja. Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor. Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale Renea dhe FNSH e Shkodrës. Shërbimet e Policisë po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.
