Në 29 janar u mbajt premiera e filmit më të komentuar të vitit "I love Tropoja" dhe pas kësaj date, në Pallatin e Kongreseve u bë nami. Mijëra veta shkuan të shohin filmin dhe më pas filloi të mbahej rradhë edhe në kinema.

Nëse ende nuk e keni parë filmin, Ermali ka zbuluar sot dy skena nga "I love Tropoja".

Skena e parë është momenti pasi Ermali zbulon se do të punojë në Tropojë ndërsa skena e dytë momenti kur ai dhe Irgen Çela bashkëbisedojnë me tropojanin që i ka mirëpritur në shtëpi.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Kujtojmë që prej disa ditësh "I love Tropoja" ka nisur turneun botëror. Turneu nisi nga Gjermania e do të mbërrijë deri në SHBA.





