Pak ditë më parë në një intervistë për “Treshat”, Kastro njoftoi mbylljen e emisionit "Late Night show" që transmetohej në RTV Ora. “2020 më ka gjetur me më shumë mend në kokë. Mendoj se është kohë lëvizjesh, kohë shtegtimesh. Unë atij televizioni i kam dhënë shumë. Një falenderim i madh shkon për të gjithë bashkëpunëtorët dhe kolegët që kam punuar. Late Night Show nuk do të bëhet më në Rtv Ora", tha Kastro.

"News 31.al" ka zbuluar se Kastro do të rikthehet shumë shpejt dhe projekti që do të sjellë mban emrin “Urta Fest”. Ky do të jetë një kompeticion i dedikuar tërësisht promovimit të rrymës hip-hop, reggae, reggaeton e dance hall dhe do të jetë i ndarë në dy faza. Faza e parë do të zhvillohet në një studio muzikore të adaptuar dhe në fazën e dytë nis konkurirmi i vërtetë.

Projekti i ri i Kastros pritet të nisë në javën e dytë të marsit, megjithatë ende nuk është vendosur se në cilin televizion do të transmetohet.


