Mbrëmjen e sotme, në një lidhje direkte për emisionin "Opinion", Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka siguruar se Shqipëria i ka marrë të gjitha masat për të përballuar çdo ndodhi lidhur me Koronavirusin, dhe këtë e ka vlerësuar vetë ekspertiza ndërkombëtare.
"Ne kemi marrë masa që në strukturat tona spitalore të mos ketë asnjë mungesë në raport me maskat, në raport me dorezat, në raport me dezinfektantët", është shprehur Manastirliu.
Po ashtu ajo ka treguar se tani janë gati disa struktura karantine, të cilat nëse do të aktivizohen, nuk do të mbahet sekret.
Manastirliu ka treguar se strukturat e krantinës i tejkalojnë 180 shtretër dhe në të gjithë vendin ka më shumë se 30 mjekë infeksionistë.
