Nga Shqipëria / E Hënë 24 Shkurt 2020, 21:09

Propozimi më i ëmbël/ Vogëlushi i 'Piter Pan' i dhuron trëndafil shoqes: Dua të martohem

Një veprim i papritur nga një prej vogëlushëve të "Piter Pan", ka habitur mbrëmjen e sotme Alketën e të gjithë spektatorët. Anri, një nga vogëlushët më të ëmbël e që ka fituar dashurinë e të gjithëve, i dhuroi një trëndafil shoqes së tij, Herlës.

Ky moment kaq i ëmbël është shoqëruar me duartrokitje ndërsa Alketa e mori Anrin si shembull se si duhet të sillet një djalë me një vajzë.

Kur i ftoi në skenë të dy, Anri tha se do që të martohet, moment i cili shkaktoi shumë të qeshura. Por nuk mbaroi me kaq. Anri na i mori zemrat të gjithëve kur i këndoi Herlës një këngë./Xing.al