Koronavirusi ka alarmuar shtetin fqinj, Italinë, ku deri më tani numërohen 7 viktima dhe 230 të infektuar. Së fundmi Top Channel ka bërë me dije se mes viktimave ndodhet dhe një shqiptare, identiteti i së cilës është ende i panjohur.
Njoftimin e ka dhënë e ëma e vajzës. Ajo ka publikuar një status në llogarinë e saj të Facebook-ut ku shkruan se e bija që ndodhet në Varesse, është prekur nga Koronavirusi.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se viktima është nga Lexha dhe jeton prej vitesh në Itali. Nuk dihet ende nëse ky informacion është i saktë.

Burimi: "Gazeta Reforma"
