Nga Shqipëria / E Hënë 24 Shkurt 2020, 18:06

Mrekulli/ Foshnja e infektuar mposht Koronavirusin pa asnjë mjekim

Në Wuhan ka ndodhur së fundmi një mrekulli! Një foshnjë e infektuar nga koronavirusi, pasi e ëma ishte e infektuar, ka arritur të shërohet.

Pa marrë asnjë mjekim, vogëlushja 17 ditëshe ka arritur të mposhtë koronavirusin. Ajo kishte një infeksion në sistemin e frymëmarrjes dhe dëmtim të vogël të miokardit, por gjithsesi ka arritur t'ia dalë mbanë dhe ta rimarrë veten. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat shtetërore kineze.

Burimi: "Sot.com"