Ministria e Shëndetësisë ka realizuar një listë pyetjesh për kontrollin e rasteve të dyshimta për koronavirus në aeroportin e Rinasit, portet dhe pikat e tjera kufitare.
Kjo listë përfshin të dhëna nga aeroporti, origjina, vendi i tranzit, numri i udhëtarëve në bord me personin e sëmurë. Po ashtu informacionin bazÄ? për personin që dyshohet të jetë i prekur, si emri, mbiemri, gjinia, ditëlindja, vendbanimi dhe numri i telefonit.
Personi i dyshuar për koronavirus duhet të japë simptomat e sëmundjes, nëse ka temperaturë, ethe, diarre, të vjella, kollë, rrjedhje hunde etj.

Burimi: "shqiptarja.com"
