"I love Tropoja" prej disa javësh ka nisur turneun në disa vende të Europës duke filluar nga Gjermania e Zvicra e për të shkuar më pas në Itali, Greqi, Londër e deri përtej oqeanit, në SHBA.

Së fundmi u mbajt premiera në Zvicër dhe Ermali ka publikuar një video ku tregon se publiku i ka bërë një mirëpritje të jashtëzakonshme. Teksa Ermali, Arjola dhe Irgen Çela shfaqen duke hyrë në sallë, publiku duartroket e fishkëllen duke krijuar një super atmosferë.

Para transmetimit të filmit, Ermali mbajti një fjalim, ku nuk mungoi humori duke shkaktuar shumë të qeshura. Ndiqni këtë moment në videon e mëposhtme.
View this post on Instagram




