Nga Shqipëria / E Hënë 24 Shkurt 2020, 16:04

Durrës/ Dalin pamjet nga dhoma e izolimit

Përmes një videoje, "Report tv" ka sjellë pamjet nga ambientet e brendshme të dhomës së izolimit pranë Portit të Durrësit. Dhoma përmbush kushtet minimale të jetesës dhe nëse do të ketë persona te dyshuar për koronavirus do qëndrojnë aty për 14 ditë. Kjo është kohë e mjaftueshme për të kuptuar nëse personi i dyshuar ka apo shenja të koronavirusit.  Dhoma është e pajisur edhe me disa nga mjetet e higjenës për rastet e kontrolleve nga stafi mjekësor.