Nga Shqipëria / E Hënë 24 Shkurt 2020, 14:02

Kosovë: Gruaja e kthyer nga Italia dyshohet si e infektuar

Një grua e cila është kthyer nga Italia pas një vizite disa ditore dyshet se është infektuar me Covid-19 dhe po trajtohet në Klinikën Infektive të Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia konfirmoi se gruaja është paraqitur mbrëmë në klinikë dhe se së shpeti, rreth dy orë, do të dalin rezultatet e analizave që vërtetojnë ose hedhin poshtë dyshimin se mbart koronavirus.

Deri tani, në Kosovë janë identifikuar tre raste të dyshuara, por analizat kanë dalë negative.

Burimi: Top Channel