Një grua e cila është kthyer nga Italia pas një vizite disa ditore dyshet se është infektuar me Covid-19 dhe po trajtohet në Klinikën Infektive të Kosovës.
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia konfirmoi se gruaja është paraqitur mbrëmë në klinikë dhe se së shpeti, rreth dy orë, do të dalin rezultatet e analizave që vërtetojnë ose hedhin poshtë dyshimin se mbart koronavirus.
Deri tani, në Kosovë janë identifikuar tre raste të dyshuara, por analizat kanë dalë negative.
Burimi: Top Channel
